E majta po lufton në fejsbuk, e djathta nëpër taverna

Mladen Çadikovski, kolumnë- “ Përleshje kolektive- LSDM nëpër internet, VMRO nëpër taverna!”, Fokus
VMRO- DPMNE dhe LSDM gjenden në krizë intensive  në fazë 24/7 katarze të vetëpastrimit, në të cilën me pakujdesi zgjidhen metoda sipas forcës dhe pozitës së ushtarëve  ose gjeneralëve partiak .E hap fejsbukun, internet luftë e komunistëve! Del në tavernë, fishkëllejnë shuplakat mes Vmrovistëve.

Erol Rizaov, kolumnë-“ Vallë do të kryhet epoka e gruevizmit”, Utrinski Vesnik
Suksesi më i madh i këtij pushteti është që të fshehen të gjitha disfatat me fushata stërvitëse dhe propagime dhe me male investimesh të shtrenjta joproduktive të parave popullore për projekte të cilat janë vetëm harxhues të rinj buxheti.

Aleksandra M.Mitevska, editorial- “Misioni shpëtues në parlament”, Utrinski Vesnik
Askush nuk ka pritur që partneri i koalicionit të VMRO-DPMNE  të votojë “për” shkarkim të folësit, por BDI së paku mundej të tregojë takt gjatë votimit  për heqjen e pikës së opozitës nga agjenda.

Todor Pendarov, kolumnë- “Kush nuk është me ne, është kundër nesh”, Utrinski Vesnik
Deri kur ne si qytetarë, por edhe si  shoqëri dhe shtet, do të mundemi ta durojmë këtë ndarje popullistike. Përgjigjja qëndron te ne, qytetarët.

Antonio Spasev, kolumnë- “Pasqyra e Jovanka Broz-it”, Dnevnik
Shumica i qëndronin afër nga interesi. Më vonë njerëz të këqi filluan ti punojnë pas shpine. Me çmim të izolimit, sëmundjeve dhe vdekjes së padenjë. Tani shumica qajnë pas vdekjes së saj. Vallë nuk ishte kështu edhe me RSFJ?

Dimitar Mirçev, kolumnë- “Raport i shtrigësuar dhe pa pasoja”, Dnevnik
Është ironike se argumentet e njëjta të opozitës tone të majtë po i shfrytëzon edhe e djathta në Europarlamentin, me qëllim sa më shumë ta errëson dhe shtyp shtetin.

Vasil Mickovski, kolumnë- “Për marrëzinë dhe dëmin e popullizmit të majtë”, Sloboden Peçat
Tovarish Lenini nuk e ka treguar taktikën për ta marrë pushtetin në emër të idesë të së majtës. E besa as tovarish Gruevski nuk na zbuloi në vitin 2006 se si prej liberalizmit të lëkundur do ta gjejmë fundin në autoritarizëm të fortë.

Stojan Andov, kolumnë-“ Si deri në koalicion fitimtar”, Fokus
Gjendja politike e VMRO-DPMNE, në të cilën ajo parti, së bashku me koalicionin e saj ka 56 deputetë, e sjellin në pozitë minoritare në Parlament, sepse ato parti parlamentare që janë kundër zgjedhjeve të parakohshme kanë 67 deputetë.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë- “Nuk do të mbetet askush të ngrit zërin – kur të ju vijnë pas”, Fokus
Pushteti ynë është krejtësisht transparent- qartë si Kristal po i mbyt demokracinë dhe mendimin e lirë, të vetmit shtytës të shoqërive të lira dhe demokratike me represion çdo ditë e më të madh, dhunë dhe dënime për çdo brengë të treguar publikisht për individë dhe grupe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button