Besimi-Pak: Vlerat e BE-së sjellin Evropën në Maqedoni

Përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për përfundimin e reformave dhe integrimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike, ishin tema të takimit të sotëm mes zëvendëskryeministrit për çështje europiane Fatmir Besimi dhe deputetes gjermane në parlamentin Evropian Doris Pak e cila po qëndron në Republikën e Maqedonisë me ftesë të fondacionit “ Konrad Adenauer”.


Siç thonë nga Sekretariati në bisedën në takim janë përfshirë për diskutim edhe reformat, marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëdhëniet ndëretnike, për të cilat Pak citohet të ketë thënë se “vetëm promovimi i vlerave evropianë do të sjellë Evropën në Maqedoni”. 

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Besimi ka vlerësuar se rekomandimi i pestë me radhë për fillimin e negociatave për anëtarësim, përbën njoftimin se “Maqedonia ndodhet ende në agjendën për zgjerim të BE-së”. 

Ai ka njoftuar eurodeputeten se Qeveria ka nisur përpjekjet për realizimin e rekomandimeve të Raport-Progresit të KE-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button