Mourinho: Qëndroj 12 vjet te Chelsea

Jose Mourinho ka plane afatgjata me Chelsean e tij. Trajneri portugez zbulon se dëshiron të qëndrojë gjatë në krye të Bluve të Londrës, edhe pse kontrata aktuale i përfundon pas katër vjetësh.

Shpresoj të qëndroj këtu për 12 vjet. Kam një kontratë katërvjeçare, por dëshiroj që të ulem në tryezë me shoqërinë pas kësaj periudhe dhe të vijojmë më tej bashkëpunimin, pse jo për 12 vjet. Jam 51vjeç dhe kur të mbush 62 mund të jem sërish në krye të klubit.

Sigurisht që në planet e Mourinhos është edhe drejtimi i një kombëtareje, por jo në të ardhmen e afërt.

“Pasi ta mbyll me Chelsean dëshiroj të drejtoj për dy vjet një kombëtare për ta kualifikuar në botëror. Portugalia mbetet zgjedhja e parë, më pas vjen Anglia.”

Më pas tekniku portugez i bën një bilanc eksperiencës së tij me klube të ndryshme evropiane.

“Klubet që më janë ofruar kanë qenë të ndryshëm dhe në duart e mia kanë qenë fitues. Drejtova Realin e Madridit, por isha unë që u largova dhe jo e kundërta. Nuk erdha këtu sepse do ta kisha më të lehtë ose për arsye ekonomike, madje mund t’iu them që kam kontratën më të keqe të viteve të fundit. Jam këtu për një projekt ndryshe dhe kjo më pëlqen. Gjëja më e mirë që mund të bësh për një klub është t’i japësh stabilitet, që futbollistët të rriten me ide me filozofi dhe me stilin e lojës. Shembulli më i mirë është Manchester United, pas epokës së Ferguson të gjithë kanë besim te David Moyes. Kjo është fantastike. Rezultati? Duhen 12 vjet, e thjeshtë apo jo?

Lajme të ngjashme

Back to top button