VMRO me presione të mëdha ndaj qytetarëve për të dalë në tubimin e sontëm

Presione të mëdha bëhen ndaj të punësuarit në administratë, por edhe mbi qytetarët në përgjithësi, që të marrin pjesë në kundër-protestat sonte, në organizim të pushtetit. Sipas informatave nga terreni, të cilat na arrijnë gjatë ditëve të kaluara në Civil, si dhe nga puna e terrenit të ekipit të CIVIL Media, konstatohet keqpërdorim i resurseve publike, burime të paqarta të financimit të ngjarjes së organizuar për sonte, si dhe keqpërdorim të pozicioneve drejtuese në institucionet në nivel lokal dhe kombëtar, me të cilat zbatohen presionet.

Deri më tani, informata për presione dhe keqpërdorime vijnë nga Shkupi, Gostivari, Manastiri, Prilepi, Gjevgjelia, Ohri, Kërçova dhe Koçani. Sipas raporteve të cilat deri më tani arritën në adresën tonë, në këtë aksion për mobilizim për pjesëmarrje në kundër-protestat janë përfshirë mjekë, kuadri arsimor, inkasantë, punëtorë higjienik dhe të punësuar në polici. Gjithashtu, bëhet agjitim, por edhe presion mbi grupet e rrezikuara sociale. Presionet dhe kërcënimet e këtilla vërehen sidomos te shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe te të papunësuarit.

CIVIL – Qendra për Liri ashpër e dënon presionin e këtillë, i cili përveç nëpërmjet mediave nën kontrollin e pushtetit, bëhet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qytetaret dhe qytetarët, me keqpërdorim të resurseve publike dhe pozitave të cilat i mban pushteti në institucionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button