Një milion denarë nga Komuna e Çairit për qytetarëve të “Lagjes së trimave” në Kumanovë

Komuna e Çairit do të dhurojë një milion denarë për qytetarëve e Kumanovës shtëpitë dhe pronat e të cilëve ishin të dëmtuara nga ngjarjet e javës së kaluara. Mjetet financiare do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Kumanovës të “Lagjes së trimave” prej që Këshilli i Komunës edhe formalisht do të jep përkrahje të këtij vendimit, në seancën e caktuar më datë 26 maj 2015.

„Sinqerisht shpresoj që këto mjete që sado pak do t’a zbusin dhimbjen e qytetarëve, të cilët përveç që i kanë humbur shtëpitë e tyre, kanë përjetuar dhe një stres të madh. Besoj që raste të tilla nuk do të ndodhin edhe njëherë. Komuna e Çairit do të jetë në dispozicion edhe në qoftëse ka nevojë për ndihmë të ndonjë lloj tjetër, ne do të bëjmë çmos që t’ju dalim në ndihmë në kornizë të mundësive tona “, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Donacioni i Komunës së Çairit do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Kumanovës “Lagjes së trimave” përmes organizatës humanitare “El Hilal”.

Lajme të ngjashme

Back to top button