Familjarët vizitojnë të arrestuarit e Kumanovës

Familjarët e disa nga të arrestuarve gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë, i kanë vizituar sot ata në burgun e Shutkës në Shkup.

Kjo ka qenë vizita e parë e familjarëve që nga arrestimi i tyre të shtunën e 9 majit.

Indeksonline ka qenë bashkë me familjarët e Mirsad Qerimit nga Prishtina dhe Lirim Krasniqit nga Shtimja.

Ata  kanë thënë se të afërmit e tyre janë mirë, por koha e vizitës ka qenë e shkurtë dhe gjithçka është bërë përmes një xhami ndarës me vrima, njofton Indeksonline.

Në ndërkohë ne do ju sjellim raportin e plotë nga kjo ngjarje përfshirë edhe video-incizime.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button