Barcelona shpallet kampione

Barcelona e ka fituar trofeun e parë për këtë edicion. Kataluansit u shpallën kampionë të La Ligës.

Ata në sfidën derbi të zhvilluar sot në Vicente Calderon, triumfuan kundër Atletico Madridit.

Të besuarit e Luis Enriques triumfuan 1:0, me një gol fantastik nga Leo Messi pas një aksioni tejet të bukur.

Barcelona tani ka 93 pikë në pozitën e parë në renditje, katër më shumë se Real Madridi, skuadër e cila po ashtu fitoi sot.

Mbretërit triumfuan 4:1 kundër Espanyolit në udhëtim. Ky është titulli i 23-të në histori të Barcelonës në La Liga.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button