Pele: Jam optimist, do të fitojmë

Shorti i Kupës së Botës 2014 u hodh, me 5 herë kampionët që do ta nisin kompeticionin në vendin e tyre duke u përballur me Kroacinë më 12 Qershor, ndërkohë që kanë në Grupin A edhe Meksikën dhe Kamerunin.

Legjenda e Brazilit, Pele është i bindur edhe më shumë pas këtij shorti të favorshëm se Selecao jo vetëm do të arrijë në finalen e Botërorit, por edhe do të triumfojë.

“Jam shumë optimist se do të jemi në finale. Tani Brazili ka diçka, që i mungonte në të shkuarën”.

Legjenda e gjallë e futbollit botëror u kthye pas në kohë, duke kujtuar se si i ati i tij derdhi lot, kur Brazili u mund në finalen e Botërorit 1950 nga Uruguaji.

“Gjithmonë e kujtoj babanë tim duke qarë pas finales së Kampionatit Botëror, që edhe atëherë u zhvillua në Brazil. Kështu që nuk dua që fëmijët e mi të më shikojnë mua duke qarë. Shpresoj se do të fitojmë”.

8 vjet më vonë kur ishte vetëm 17 vjeç, Pele ndihmoi Brazilin në rrugën drejt shpalljes kampion në Botërorin 1958, i pari nga 5 titujt që Selecao ka fituar deri më sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button