Acarohet Pink: Mos më quani të shëndoshë (Foto)

“Nuk dua të gjykohem për peshën time”. Këngëtarja Pink shfryhet në Twitter, duke ju përgjigjur disa përdoruesve që ditë më parë komentuan pa rezerva peshën e saj trupore.

“Nuk e pranoj bullizmin, nuk e kam bërë kurrë dhe nuk dua të jem viktimë”, lexohet në profilin e saj, ku edhe Miley Cyrus nuk ka kursyer komentet për kilet e tepërta.

Në fund të muajit prill, Pink kishte marrë pjesë në John Wayne 30th Annual Odyssey Ball, e veshur me një fustan të zi të bollshëm, ku dukej goxha e mbushur. “Faleminderit që u shqetësuat për mua, por jam mirë dhe ndihem e bukur kështu”, shkruan këngëtarja 35 vjeçare, nënë e një vajze tre vjeçe me emrin Willow./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button