Britania shënon valën më të madhe të arrestimeve për terrorizëm që nga shtatori i 2011-ës

Arrestimet në lidhje me terrorizëm në Angli, Uells dhe Skotlandë kanë shënuar nivelin më të lartë që nga sulmet e shtatorit të vitit 2011, dhe në mesin e të arrestuarve ka gra, adoleshentë dhe familje të tëra, ka konfirmuar departamenti i policisë britanike “Scotland Yard”.

Në fundin të muajit mars, Policia e Britanisë ka arrestuar 338 persona nën dyshimin për lidhje me terrorizëm. Shumica e të arrestuarve kanë lidhje me Sirinë, ka thënë komisioneri i poilicisë, Mark Rowley, transmeton Indeksonline.

Policia ka raportuar se më shumë se 700 britanikë mendohet të kenë udhëtuar për në Siri për t’iu bashkuar grupit të militantëve islamikë dhe Shtetit Islamik. Mendohet se gjysma e këtyre njerëzve të jenë kthyer në Britani.

“Ata nuk janë njerëz të organizatave humanitare, e as nuk janë kushërinjë të dikujt. Ata janë njerëz për të cilët duhet të brengosemi, sepse po përfshihen në luftime ose janë mbështetës të luftimeve. Ata janë terroristë potencialë”, ka thënë Rowley.

Totali i njerëzve të arrestuar në lidhje me terrorizëm nga mes viteve 2013/14 ka qenë 254 persona, duke shënuar rritje për trefish të numrit paraprak. Të dyshuarit janë arrestuar për arsye të ndryshme, duke filluar nga personat që themeluan fonde për t’iu dalë në ndihmë terroristëve, deri tek ata që planifikuan komplote terroriste. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button