Lady Gaga: Marijuana më bën të ndihem e re

Kurrë nuk e ka fshehur vlerësimin që ka për marijuanën dhe tani Lady Gaga ka zbuluar se pse e pëlqen kaq shumë këtë lëndë narkotike.

Këngëtarja 27-vjeçare, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, deklaroi se kur tymos marijuanë harron gjithçka që e rrethon.

“Kam rënë në dashuri sepse më bën të harroj që jam e famshme. E thith dhe më duket vetja edhe një herë 17 vjeç. Ndihem si ajo adoleshentja në kërkim të një pune dhe menjëherë lehtësohem”, tha Lady Gaga.

Kjo deklaratë vjen një muaj pasi këngëtarja theksoi se pinte 15 cigare hashash në ditë gjatë rekuperimit nga një operacion në ijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button