Daçiq: Na është dobësuar mundësia e ndarjes së Kosovës

Kryeministri serb, Ivica Daçiq në një intervistë për revistën serbe, ‘Nedelnik’ ka theksuar se ndarja e Kosovës ka qenë interesi më i mirë për Serbinë, por gjërat e tilla duhet shikuar varësisht nga momentet historike. Sipas tij, sikur kjo çështje të ishte kërkuar para 10 vitesh, për 5 minuta do të nënshkruhej dhe finalizohej.

“Sot, kjo mundësi na është dobësuar. Dhe tani ekziston një qetësi mbi këtë çështje. Nuk dua që këtë kohë të flasë mbi këtë status, sepse jemi marrë vesh që të mos e flasim, por do t’i vjen edhe kësaj radha. Unë vazhdon të mendoj fuqishëm që ndarja e Kosovës është gjëja më e mirë, zgjidhja më e mirë që do të na qonte deri në një zgjidhje afatgjate sa u përket raporteve shqiptarë serb. Serbia po kërkon që të jete faktor konstruktiv, dhe një gjë e tillë nuk do të destabilizonte aspak rajonin”, ka theksuar ai.

Duke komentuar ndryshimi i kufijve në Ballkan, Daçiq ka thënë se saktësisht dihet se kur janë momentet për të ardhur deri te ndryshimi i kufijve.

“E ky moment nuk është tani, por a do të vjen ai moment dhe kur, këtë askush nuk mund ta dijë saktësisht. Serbia e respekton marrëveshjen e Dejtonit, por njëjtë respekton edhe Republikën e Serbisë si pjesë e etnitetit pa pëlqimin e së cilës nuk mund të vijë deri te asnjë ndryshim i kufijve. Kemi pas shumë raste për një gjë të tillë. Tani shoshim se si Ish kryeministri Koshtunica në vazhdimësi flet për Kosovën, e pse kur Kosova shpalli pavarësinë, pse edhe Republika e Serbisë nuk e ka shpall gjithashtu pavarësinë. Atë kohë Koshtunica ka qenë kryeministër dhe Boris Tadiq president. Nuk po them se ata është dashtë të bëjnë një gjë të tillë, por po e them se sikur të kishin dashur e kanë pas mundësinë për ta bërë”, ka deklaruar Daçiq. 

Lajme të ngjashme

Back to top button