Gostivar, me polici kundër taksistëve të egër

Inspektorët e komunikacionit të komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me Policinë e Gostivarit, kanë filluar aksion kundër taksistëve të cilët punojnë në të zezë dhe pa licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. 

Nga Departamenti për komunikacion dhe rrugë thonë se brenda dy ditëve janë konfiskuar 12 vetura dhe njoftojnë se ky aksion do të vazhdojë çdo ditë deri në vendosjen e rendit.

“Aksioni për kontrolle do të vazhdojë pandërprerë dhe në rast se gjatë kontrollit do të kapet ndonjë taksist duke punuar në të zezë, atij do t’i konfiskohet vetura dhe do të veprohet në bazë Ligjit për transport. Pranda?, ftojmë të gjithë taks- vozitësit të cilët nuk posedojnë licencë, menjëherë të vijnë në Komunë me qëllim që të pajisen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së taksistit”, thonë nga Departamenti për komunikacionit dhe rrugë pranë Komunës së Gostivarit. 

Qëllimi  i aksionit është që të mbrohen taksistët të cilët në mënyrë legale e kryejnë veprimtarinë, si dhe të rritet niveli i shërbimit dhe siguria edhe e dhënësve edhe e shfrytëzuesve të këtij lloj shërbimi.

Rregullohet trotuari përballë shkollës “Bashkimi”


Në rrugën “Strahinja Simonoski”, përballë shkollës fillore “Bashkimi”, u rregullua njëri krah i trotuarit. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta përuroi përfundimin punëve në ndërtimin e trotuarit. Ai tha se edhe pse bëhet fjalë për një rrugë një pjesën qendrore të qytetit në të cilën për 50 vite nuk është investuar asgjë. 

“Edhe pse është pjesa qendrore, për 50 vitet e shkuara asnjë qeverisje nuk ka bërë asgjë. Nisëm punën për të ndërtuar trotuarin dhe tash kjo pjesë e qytetit si pjesë qendrore do të duket më e mirë. Nga mjetet financiare të buxhetit të komunës janë harxhuar 14 mijë euro”, tha kryetari Bejta. 

Trotuari është me gjatë prej 164 metra dhe me sipërfaqe pre 450 metra katror.

Lajme të ngjashme

Back to top button