Dimova: Gruevski gjithmonë e ka kontrolluar faktorin shqiptar

Lidija Dimova drejtoreshë e Qendrës Maqedonase për Arsimimim Evropian për Portalb.mk, shtroi dyshimet e mundshme për një vizitë të orkestruar të Ali Ahmetit në Athinë, për këtë pritet të shihet në vazhdim.. Për Dimovskën,  kontestuese është mënyra se si funksionon Qeveria. 

Mbizotërimin politik në hierarkinë institucionale, ajo e ilustron fillimisht me kontrolluesin e punës të nënkryetarit të Qeverisë, Fatmir Besimit.

“Edhe pse Fatmir Besimi është nënkryetar i Qeverisë për çështje evropiane, kryeministri ka caktuar edhe një kontrollor mbi të dhe ai është ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki.  Gruevski vazhdimisht vendos njëfarë kontrolli ndaj faktorit shqiptar në Qeveri. Kjo tregon praktikisht dhe atë se ne nuk kemi politikë të jashtme por kemi një politikë të kontrollit të brendshëm të partnerëve të koalicionit”, thotë drejtoresha e QMAE, Lidija Dimova.
Në hierarkinë e kontrollit politik të faktorit shqiptar në Qeveri, Dimova  shtron edhe anën tjetër të faktorit shqiptarë.  

Sipas saj, kemi dhe inatin e BDI-së që thotë se “do të shihni se çfarë mund të bëjmë në për çështjen e emrit sepse ne kemi kapacitet më shumë” . Dhe realisht presim të shohim se a do të del diçka nga kjo vizitë” .

Për vërtetimin e kësaj teze , Dimovska tregon për aktivitete e Teuta Arifit kur ishte  në krye të euro-integirmeve,  ajo bëri shumë vizita por nuk solli asgjë konkrete në këtë drejtim. Tani mbetet të shohim çfarë do bëjë Ahmeti.

Dy partitë Qeveritare, sipas Dimovës,  nuk punojnë në  partneritet për çështjet madhore të shtetit, ata janë partnerë të mirë vetëm kur ndajnë tenderët.  Nevoja e lobimit për çështjen e emrit  duhet të përfshijë angazhimin e gjithë faktorëve edhe të pozitës edhe të opozitës , për të hapëruar përpara në planin euro-integrues, thotë Lidija Dimova. 

Lajme të ngjashme

Back to top button