Lule në adresë të Luana Vjollcës

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca e cila së fundmi ka filluar ta provojë veten edhe në këndim, ditën e hënë ka festuar ditëlindjen e saj.

Mes shumë urimeve që kanë pasuar nëpër faqet e saj zyrtare, Luana ka postuar edhe një foto me një buqetë të madhe lulesh.

Bukuroshja njihet edhe si ish e dashura e Adrian Gaxhës ku shumë shpesh të dy janë komentuar për ndarje dhe ribashkim.

Luana nuk ka bërë të ditur se kush ja ka dhuruar këto lule, por duke u nisur nga fakti se ajo shpesh e ka cekur që Adrianin e ka për zemër, urojmë që këto lule ta kanë befasuar pikërisht nga këngëtari shkupjan.

Lajme të ngjashme

Back to top button