Behrami, katër kafe në ditë!

Futbollisti kosovar i Napolit, Valon Behrami, është i pasionuar pas kafeve. Në një intervistë për mediat italiane, ai deklaroi që pi katër kafe në ditë derisa rol të rëndësishëm te ai luan edhe gjumi.

“Unë i dua shumë kafetë, i pi katër në ditë. Sa i përket gjumit, gjej kohë për të fjetur para dhe pas ndeshjeve. Zakonisht shkoj në shtrat në ora tre të mëngjesit dhe fle deri në dhjetë. Napoli? Tifozët këtu më quajnë luftëtar. Unë kam shpirt të tillë por nuk më pëlqejnë shumë pseudonimet”, deklaroi ai.

Të kujtojmë që ky është edicioni i dytë i Behramit me fanellën e Napolit. A iu bashkua kësaj skuadre në vitin 2012, nga Fiorentina. Valoni me Napolin e kanë nisur në mënyrën më të mirë kampionatin italian, duke i fituar dy ndeshjet e para. Ata mposhtën Bolognën 3:0 dhe Chievon, 4:2.

Lajme të ngjashme

Back to top button