Ja ekipet që e duan Kaka

Rikardo Kaka doli hapur: “Dua të lë Realin e Madridit”. Kaq ka mjaftuar dhe ëndrra e milanistëve për një rikthim të tijin te kuqezinjtë është rindezur.

Por, me sa duket, ky ritakim mes palëve nuk duket të jetë shumë i lehtë, sepse pavarësisht faktit që Kaka ka si prioritet Milanin, në garë për të janë edhe klube të tjera shumë të mëdha, me dëshirën e madhe për të mos u larguar nga kontinenti europian.

Sapo lojtari ka zyrtarizuar faktin se kërkon të lërë Madridin, Milani e ka bërë hapin e parë, por ndërkohë nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma marramendëse.

Prandaj, ata që duan të përfitojnë nga ky ngërç, janë anglezët e Mançester United dhe Arsenali, të gatshëm për të plotësuar kërkesën prej 15-20 milionë eurosh të Reali. Ndërkohë, edhe amerikanët e Los Angeles Galaxy mbeten në pritje, ndërsa klubi brazilian i San Paolos ka marrë zyrtarisht refuzimin e vetë Kakas.

Lajme të ngjashme

Back to top button