Atletico dhe Reali fitojnë përsëri
Skuadra kryeqytetase madriliene, Atletico Madridi, ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Villarrealit.
Fernando Torres (74’) ishte heroi i këtij triumfit të Atleticos, me golin e realizuar në pjesën e dytë.
Atletico tani ka 75 pikë në pozitën e tretë në renditje, teksa Villarreali ka 53 pikë në pozitën e gjashtë.
Skuadra mbretërore, Real Madrid, ka triumfuar 3:0 në duelin që e zhvilloi sonte kundër Almerias.
Madrilienët triumfuan pastër, për ta vazhduar ndjekjen e tyre në kreun e tabelës.
James Rodriguez (44’), Mauro Dos Santos (ag 49’) dhe Alvaro Arbeloa realizuan për këtë fitore të Realit.
Këta të fundit tani kanë 82 pikë në pozitën e dytë në renditje, dy më pak se Barcelona që prinë.