Dërgohen në Spanjë atletet për prezentimin e Bale

Gareth Bale ka pranuar një dërgesë në Madrid. Të Enjten në ora 9:00 të mëngjesit, kompania postare DHL Express ka dërguar në Valdebebas(pasi lojtari nuk ka shtëpi ende në Madrid) një pako të Adidasit për reprezentuesin Uellsian.

1377868833_369679_1377870233_noticia_grande

Kjo foto tregon qartë dërgesën dhe paketimin e gjërave brenda: atlete, atletet e tij të reja për prezentim si lojtar i Real Madridit që Adidas i dërgoi atij nga Gjermania në ditën e Enjte.

Fanelën për prezentim e ka përgatitur tashmë klubi me numrin 11, numër i rezervuar për anësorin. Para një jave Adidas kishte hedhur në shitje fanelën e Bale,mirëpo ajo është larguar pas pak kohe.

Lajme të ngjashme

Back to top button