Petrov: Cërvenkovski ka larë duart nga LSDM

Ish sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, ka thënë se e respekton vendimin e liderit të ri të partisë Zoran Zaev që të mos jetë i përfshirë në organet drejtuese.

Po ashtu Petrov ka theksuar se ish lideri i partisë Branko Cërvenkovski, qëndron larg të gjitha zhvillimeve politike të këtij subjekti opozitar. 

“Me ish liderin Branko Cërvenkovski edhe sot e kësaj dite mbajmë kontakte miqësore. Shpesh e vizitoj në kabinetin e tij për të shkëmbyer mendime. Ka se çfarë të mësohet prej tij edhe pse mund të them se nuk përzihet fare në zhvillimet aktuale në LSDM. Megjithatë më duhet të them se si kryetar shumëvjeçar dhe kryeministër i vendit, është njëri ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve politike”, ka thënë Petrov. /Makfax/

Lajme të ngjashme

Back to top button