Reprezentacionin e Maqedonisë do ta udhëheqë serbi Druloviq

Trajneri Serb Lubinko Druloviq do të drejtojë përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll. Ky vendim është marë në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të FFM-së. Kështu serbi 46 – vjeçar do të jetë trajneri i katërt i huaj që drejton përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë.

Druloviq në pankinën e përfaqësueses më të mirë të vendit e zëvendëson Boshko Gjurovski dhe do të debutojë me 14 qershor në ndeshjen eliminatore me Sllovakinë.

Drulloviq nuk ka ndonjë përvojë të madhe si trajner, ndërsa suksesin më të madh e ka shënuar si trajner i U19 të Serisë, me të cilët fitoi “EURO 2013”. Ai në katër ndeshje drejtoi kombëtaren serbe të futbollit, por nuk gëzoi mbështetjen e drejtuesve të kësaj federate dhe tani e mori besimin e Këshillit Drejtues të FFM-së. Kështu del se trajneri që nuk vlente për kombëtaren e Serbisë, është i mirë për atë të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button