Reali largon skenën, Bale prezantohet të Hënën

Si duket Real Madridi duhet të largojë skenën e përgatitur në Santiago Bernabeu për prezentimin e Gareth Bale, pasi Uellsiani nuk mund të prezantohet nga ekipi Spanjoll para ditë së Hënë.

Ekipi nga Madridi vendosi të Premten në Santiago Bernabeu skenën duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një prezantim të anësorit të Martën, mirëpo presidentit Levy nuk i pëlqyen këto veprime taktike dhe transferimi i tij vonoi edhe më shumë.

Kjo tregon që prezantimi zyrtar do të bëhet të Hënën(ditën e fundit të afatit kalimtar) dhe pasi Real Madridi luan në Bernabeu të Dielën, skena duhet të largohet dhe të vendoset përsëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button