Genta Ismajli, me libër dhe dokumentar autobiografik

Angazhimi i madh ndaj projektit më të ri të cilin do ta shpalos në jubilarin e 10-të të karrierës muzikore e ka shtyrë këngëtaren e njohur Genta Ismaili që të angazhoj një menaxher të ri.

Ajo tashmë ka angazhuar Ademin, menaxherin i cili do të menaxhoj punën e këngëtares, mbase do të përkujdeset edhe për intervistat që këngëtarja do t’i japë nëpër mediume.

Sipas Ademit është duke u bërë punë e madhe në projektin më të ri të këngëtares, gjegjësisht bëhet fjalë për një libër dhe dokumentar autobiografik që do të përmbajë material të bollshëm nga jeta dhe veprimtaria e këngëtares përgjatë dhjetë viteve të saj në skenë.

“Në muajin maj të vitit 2014 do të shpaloset një projekt i madh për shënimin e dhjetëvjetorit të këngëtares sonë të njohur Genta Ismaili.

Përveç librit, do të ketë edhe dokumentar, një CD me këngë të përzgjedhura nga reportori i saj, do të ketë një live sesion të këngëtares. Ka më se një vit që jemi duke punuar në këtë projekt dhe kanë mbetur edhe pak punë deri në fund. Besoj se të gjithë adhuruesit e saj do ta mirëpresin këtë projekt”, ka thënë ai për “Zëri”.

Projekti që përmbanë material të bollshëm për Gentën ende nuk është vendosur se a do të nxirret në shitje apo do të jepet si dhuratë për adhuruesit. “Ende nuk kemi vendosur se si do ta shpërndajmë këtë projekt, ka gjasë edhe ta nxjerrim në shitje apo ndoshta edhe do ta shpërndajmë gratis për adhuruesit”, thekson ai. Deri në finalizim të këtij projekti Genta përgjatë këtij viti do të plasoj edhe një projekt të ri muzikor. Ajo edhe më tej do të sjellë hite për adhuruesit e saj./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button