Ja për kë e theu hundën Higuain!

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain ishte në shoqëri te starletës italiane, Lucia Fabiani kur para pak ditësh ra nga jahti dhe theu hundën në ishullin Kapri. 

Argjentinasi rrëshqiti dhe ra në pjesën e betonuar afër jahtit. Ai theu hundën dhe pjesën e djathtë të arkadës së syrit, kurse mjekët e qepën me 10 penj.

Higuain duhet të pushoj për disa ndeshje për shkak të lëndimit, kurse njeriu i parë i Napolit, Aurelio de Laurentis ka vendosur që ta padisë rajonin ku ndodhi fatkeqësia, sepse vlerëson se sulmuesit nuk i është ofruar ndihma adekuate dhe kërkon dëmshpërblim prej 100 milion eurosh.

Mediat italiane kanë zbuluar se me kë ishte Higuain kur ndodhi fatkeqësia. Lucia është modele e njohur italiane. Ajo ishte e dashura e Marco Borriellos.

Lajme të ngjashme

Back to top button