Shqiptari i Maqedonisë vret mikun në Zenicë të Bosnjës

Safet Jonuzi, shtetas i Maqedonisë dhe i Çekisë, është i dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit Kenan Muhoviq dhe për tentim vrasjeje të Sadmir Shabiqit (34). Pas procedurës hetimore, gjykata në Zenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Jonuzit i shqiptoi 30 ditë paraburgim.

Gjatë hetimit, Jonuzi i ka pranuar veprat penale të cilat i ka bërë të hënën në qendrën e Kakanjit. Policia i ka arrestuar edhe Sanija Jonuzin dhe Valon A. (17). Pas dëgjimit ata janë lëshuar, ndërsa Safet Jonuzi është dërguar në prokurorinë e Zenicës.

Safet Jonuzi është i dyshuar për vrasjen e Muhoviqit, të cilin e ka vrarë me thikë, ndërsa poashtu me thikë e ka lënduar rëndë edhe Shabiqin. Sipas hetuesve Safeti dhe Kenani kanë qenë miq një kohë të gjatë.

Jozyrtarisht, Muhoviqi dhe Shabiqi e kanë provokuar Sanijën, me ç’rast ka filluar një zënkë, dhe më pas Safeti ka nxjerrë thikën dhe i ka sulmuar dy boshnjakët. Me këtë rast, njërin prej tyre e ka vrarë ndërsa tjetrin e ka lënduar rëndë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button