Nënshkrimi me fjalë shtesë i raportit për të “hënën e zezë”

Dy ditë pas nënshkrimit të raportit të komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit, televizioni alfa pasqyroi dokumentin e nënshkruar nga anëtarët e VMRO-së, Ilia Dimovski dhe Bllagorodna Gjuric. Në raportin e nënshkruar shihet shtesa poshtë  nënshkrimit të tyre se nuk pajtohen me kualifikimet  juridike te raportit të komisionit.
Të hënën anëtarët e komisionit dhe kryetari i këtij trupi nënshkruan raoprtin për ngajrjet e 24 dhjetorit pa prezencën e mediave. Gazetarëve dhe reporterëve u ishte ndaluar të merrnin pjesë në sallë. Edhe pse gazetarët insistuan raporti nuk u tregua.
Dilemat rreth asaj se sa është  valide raporti me shtesë poshtë nënshkrimeve të përfaqësuesve të VMRO-së, janë të ndara. Në disa medium është cilësuar si kornizë valide, ndërsa disa ekspert mendojnë se me rendësi janë nënshkrimet, ndërsa shtesat poshtë tyre nuk kanë kuptim juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button