Mourinho porosit: “Rrini të qetë”

Menaxheri i Chelseat Jose Mourinho ka bërë thirrje për qetësi pasi ekipi i tij pësoi humbje befasuese nga Baseli me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të Champions Leagues në Londër.

Edhe pse kishin probleme, “Blutë” dukeshin se do të shënonin fitore pas golit të Oscarit, por golat e Mohamed Salah dhe Marco Streller kthyen ndeshjen në të mirë të Baselit ndërsa kjo ishte humbja e parë e Chelseat pas dhjetë vjetësh si vendëse në këtë fazë të garave.

“Natyrisht se nuk jemi të lumtur por futbolli në momente të lehta është e mirë dhe e lehtë për të gjithë”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.“Moment i vështirë është kur ju shihni së bashku një njeri, karakterin dhe personalitetin e tij”, ka shtuar portugezi.“Në momente të këqija, unë dua që të gjithë të jenë të qetë ndërsa unë të marr përgjegjësin. Nuk jam i befasuar sepse e di se futbolli është një lojë dhe realiteti është se nganjëherë ju nuk fitoni”, është shprehur Mourinho.

“Nuk jam i lumtur me rezultatin natyrisht. Por mendoj se Baseli luajti mirë. Ata barazuan në momentet tona më të mira dhe pas kësaj ata na ndëshkuan përmes një korneri ku ne jemi të fortë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button