Benzema: Çdo gjë ishte në vend për Real Madridin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ndjen se çdo gjë ishte në vendin përkatës në fitoren e ekipit të tij me rezultat 6-1 kundër nikoqirit nga Stambolli, Galatasaray.

“Kjo mbrëmje ishte nga ato momente ku çdo gjë ishte në vendin e vet”, deklaroi Benzema për reporterët.

“Kisha shumë vetbesim sot, që natyrisht reflektoi duke shënuar dy herë. Por, në përgjithësi i gjithë ekipi luajti mirë”.

“Besoj se Galatasaray luajti një gjysmë ore shumë të mirë; me shumë besim, agresivitet dhe me presion ndaj nesh. Gjërat ndryshuan kur shënoi Isco, goli i tij na dha shtytjen e duhur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button