Avdijaj vazhdon shkëlqimin, pret ftesë nga De Biasi

Talenti nga Kosova, Donis Avdiaj, vazhdon shkëlqimin te skuadra austriake Sturm Graz. Futbollisti i Schalkes u huazua muaj më parë te ekipi austriak për të fituar përvojë. Djaloshi nga Istogu i Kosovës, e ka arritur edhe golin e dytë në fanellën e Sturmit, duke realizuar të dielën ndaj Riedit. Me golin e Donisit, Sturm rrëmbeu pikët e plota (2-1).

Donisi foli pas ndeshjes për sportal.al. “Ishte një lojë e mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Jam i lumtur për golin”, ka thënë Donis Avdijaj.

Ndryshe, Donisi javë më parë pati një takim kokë me kokë me përzgjedhësin e Kombëtares, Gianni De Biasi. “Pas atij takimi nuk kemi pasur asnjë kontakt. Ndoshta pas këtyre golave do të ftohem nga De Biasi”, përfundoi 18-vjeçari Donis Avdijaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button