Dafina Dauti në lidhje të re?

Menjëherë pas plasimit të videoprojektit të ri, këngëtarja Dafina Dauti ka vendosur të mendoj paksa edhe për dashurinë dhe jo vetëm për profesionin e këngës.

Këngëtarja shfaqet në plazh bashkë me Egzon Krasniqin, menaxherin e Ardian Bujupit.

Nga kjo foto që kanë shfaqur ata në rrjetin social Facebook, na lë të kuptojmë se miqësia e tyre është shndërruar në dashuri dhe sipas burimit të gazetës ata sapo e kanë filluar këtë lidhje e cila duket të jetë e fortë, shkruan Zëri.

Duke mos dashur të japin ndonjë koment Dafina dhe Egzoni, na lë të kuptojmë se edhe pse janë në fillim të dashurisë, asnjëri prej tyre nuk ndjehet i gatshëm të flasë hapur në opinion, së paku jo për momentin. Dhe ne urojmë që lidhja e tyre të jetë jetëgjatë./ Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button