Bllokada me Kosovën vazhdon, masat do të hiqen pas mesnate

Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e ndalesës për import të miellit nga vendet fqinje, përfshirë edhe atë nga Kosova, dhe kjo pritet ti jep fund krizës tregtare mes Shkupit dhe Prishtinës.

Deri atëherë do të vazhdojë situata e njëjtë në vendkalimet kufitare në Jazhincë dhe Bllacë, ku kosovarët paguajnë taksa për hyrje në Maqedoni dhe atë 2 euro për person, 5 euro për vetura, 10 për autobusë dhe 20 euro për maunet.

“Treguam konsistencë dhe vendosshmëri, masa e për miellin hiqet me 15 shtator”, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pritet që Qeveria e Kosovës të shfuqizojë edhe vendimin e tyre për ndalesën e maunave me produkte nga Maqedonia që erdhi si kundërpërgjigje e vendimit të Shkupit.

Pasi të hapet rruga për produktet e Maqedonisë drejt Kosovës, me automatizëm do të shfuqizohet edhe vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për taksën rrugore që këto ditë e kanë paguar qytetarët e Kosovës në kalimet kufitare.

Nuk pritet që bllokuesit e kufirit, kamionxhitë nga Maqedonia ta zhbllokojnë kufirin dhe ta ndalojnë protestën e paligjshme deri pas mesnate, ose si që shprehet përfaqësuesja e MakTrans, Billjana Muratovska deri sa nuk ka dokument të nënshkruar nga Qeveria Kosovare për vendimet e marra.

“Nëse gjatë ditës, kryeministri i Kosovës gjen kohë për të nënshkruar një vendim që të heqë embargon për mallrat nga Maqedonia në atë moment ne do të largojmë kamionët dhe do të fillojmë të funksionojë normalisht”, thotë për Rel Muratovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button