UEJL- përfundon sot afati regjistrues për studime master

Sot është afati i fundit për regjistrim të studentëve në studimet e ciklit të dytë për vitin akademik 2013/14 (pasdiplomike) dyvjeçare, sipas modelit 3+2,  dhe njëvjeçare sipas modelit 4+1.

Kështu bëjnë të ditur nga Universiteti i Evropës Juglindore ‘Max Van Der Stoel’.

965 student për studime master do të pranojë Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup.

Programet studimore do të jenë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, varësisht prej drejtimit të përcaktuar.

Në rast se paraqiten më pak se 15 kandidatë në programin studimor, universiteti ka të drejtë mos të fillojë me programin përkatës studimor, kurse kandidatëve gjegjës do t’u ofrojë mundësi të regjistrohen në ndonjë program tjetër studimor.

Drejtimet ku kandidatët mund të përcaktohen për studime janë: Cikli i dytë i studimeve 3+2; Fakulteti i drejtësisë, Fakulteti i biznesit dhe ekonomisë, Fakulteti për administratë publike dhe shkenca politike, fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, fakulteti i gjuhëve, kulturave dhe komunikimit, Instituti i ambientit të jetesës dhe shëndetit si dhe Instituti për hulumtim shkencor ‘Max Van Der Stoel’.Cikli i studimeve 4+1; Fakulteti i drejtësisë, Fakulteti i biznesit dhe ekonomisë, Fakulteti për administratë publike dhe shkenca politike, fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button