Vulin: Prishtina po i frikësohet bashkësisë së komunave serbe

Ditëve të fundit po shihet se Prishtina është e frikësuar nga ideja që serbët të marrin fatin në duar të veta dhe që gjithë atë që parasheh Marrëveshja e Brukselit të bëhet pjesë e realiteti – të formojmë Bashkësinë e komunave serbe.

Kështu shprehet ministri pa portofol i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, i cili deklaroi mbrëmë se arsyeja e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit është formimi i Bashkësisë së komunave serbe, përmes të cilave Serbia do të mund të vazhdojë financimin e jetës së serbëve në Kosovë.

“Për këtë arsye ne po dalim në zgjedhje, sepse është shumë e rëndësishme që 10 kryetarë komunash të jenë të afërt me Beogradin e jo me Prishtinën, që mesin e tyre të jenë ata që i përkuar Serbia. Vetëm atëherë do të kemi thelbin dhe metodën që pa penguar, ligjshëm me pranim ng gjithë bota të financojmë jetën në Kosovë”, ka thënë Vulin për TV Pink. http://www.albeu.com/kosove/vulin-prishtina-po-i-frikesohet-bashkesise-se-komunave-serbe/125005/

Lajme të ngjashme

Back to top button