Zyrtarizohet 10-ta e Cagliarit, Agim Ibraimi

Sonte zyrtarisht është bërë prezantimi i futbollistit tetovar te FC Cagliari Agim Ibraimi, skuadër kjo që arriti të bëjë për vete futbollistin shqiptarë i cili ishte lojtari më i mirë te NK Maribor. Kontrata që e lidh Ibraimin me Cagliarin është në kohëzgjatje prej 3 viteve. 

Agimi edhe në ekipin FC Cagliari do të mbanë fanellën me numrin 10, numër të cilën futbollisti tetovar e ka mbajtur edhe te Maribori, duke dëshmuar se ai pritet të jetë futbollisti lider i skuadrës italiane, pasi që ata nuk i kanë prishur qejfin shqiptarit, i cili ka shprehë dëshirë që të ketë këtë numër. 

Në prononcimin e parë para medieve italiane Agim Ibraimi ka pranuar se ka pasur oferta nga ekipe të Spanjës dhe Portugalisë, por vendimtare ka qenë konsultimi i tij me Goran Pandevin, kapitenin e reprezentacionit të Maqedonisë dhe lojtar i Napolit. Cagliari pas 2 xhirove mban pozitën e 7-të në Seria A, ndërsa këtë fundjavë do të luajë si mysafire kundër Fiorentinës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button