Batuta e Ramës për Erdoganin: Vëllai i vëllait tim është vëllai im

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. 

Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama u vu theksi tek rritja e bashkëpunimit në konkretizimin e marrëveshjeve mes dy shteteve tona, ndërsa krerët e qeverive nuk nguruan ta shtrijnë vizion e tyre edhe më tej, në rritjen e bashkëpunimit me çdo vend të rajonit me qëllim integrimin në familjen e madhe evropiane. 

Pyetjes së një gazetari drejtuar Thaçit, se përse kryeministrin e Shqipërisë po e quan “mik” ndërsa kryeministrin e Turqisë e ka cilësuar “vëlla”, kreu i ekzekutivit të Kosovës anashkaloi t’i përgjigjet.

Ai foli për miqësitë e hershme të tij me Ramën, por dhe me Berishen, Meten dhe Bashen.

Në këtë çast ndërhyri vetë Rama, duke thënë se Thaçin e ka mik e vëlla, “prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im”. “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”, shtoi Rama. 

Lajme të ngjashme

Back to top button