Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni të punojnë më shumë për të drejtat e tyre

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot për pozitën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin, duke ftuar edhe ata të Maqedonisë që të punojnë më shumë për të drejtat e tyre, transmeton Alsat-M.

Sipas Thaçit 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni, dhe liderishipi shqiptarë në Maqedoni duhet të angazhohet për të përmirësuar këtë situatë.

“Është edhe e vërtetë se Kosova u tregua shumë afirmative dhe 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni. Por kjo është çështje që vetë lidershipi shqiptarë në Maqedoni duhet ti merr vendimet që u takojnë për të ardhmen integruese të tyre atje dhe për pozitën e tyre” , deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button