Qeveria sot do të vendos për masat për miellin, vizavi bllokadën ndaj Kosovës

Qeveria në seancën e sotshme duhet të sjell vendim se a do ta shfuqizojë masën për ndalim të importit të miellit. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, në konferencën për shtyp në qeveri, theksoi se do të kihet parasysh gjendja e tregtisë së miellit dhe në bazë të prezantimit të informacioneve të institucioneve kompetente, do të vendoset për shfuqizimin ose vazhdimin e saj.

Ai më tej shtoi se nëse vendoset që të shfuqizohet, mund të vendoset që ajo të hyn në fuqi menjëherë, ndërsa mundet edhe pas një jave. Masa që Maqedonia ka futur për importin me kusht të miellit, siç shpjeguan përfaqësuesit qeveritar, nuk ka qenë e synuar vetëm për një shtet, por për të gjitha shtetet anëtare të CEFTA-s dhe është në përputhje me rregullat e saj, për stabilizimin e tregut.

Kosova ka qenë shteti i vetëm që ka reaguar me embargo.

Lajme të ngjashme

Back to top button