Padi penale për tre tetovarët tek të cilët u gjet heroin

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër Xh.Z. (39), J.K. (51) dhe S.H. (34), të gjithë nga Tetova, për vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësim për shfrytëzim të drogave narkotike”.

Në qershor të vitit 2013, në rrugën “JNA” në Tetovë, nga ana e policisë është kryer kontroll në një restorant në pronësi të J.K., ku janë kapur edhe të akuzuarit se si shfrytëzojnë drogë narkotike, ndërsa gjatë kontrollit të hapësirës, janë gjetur 0.25 gram “heroin” dhe 47.13 gram prokainë dhe benzocainë të përzier.

Lajme të ngjashme

Back to top button