Ylli s’është më djaloshi i turpshëm

Nuk është shumë kohë që ai i ka hyrë karrierës artistike. Dhe Yll Limani, tashmë ka arritur që të mos jetë ai djaloshi i dikurshëm, i turpshëm. Kështu të paktën ka treguar për Tribuna, ani pse kur pyetej për famën, ai nuk e ndjente vetën të tillë.

“Nuk e di! Unë në fillim të karrierës muzikore kam qenë një djalë shumë i turpshëm, shumë i sjellshëm. Por tash kjo lloj fame, nëse mund ta quaj, që e kam marrë, i thyen në njëfarë mënyre kufijtë e asaj se si kamë qenë. Nuk them se kam dalë nga vetja, por kam arritur të jem ai Ylli që gjithë kisha qenë. Jam më i ç’lirë, jam më komunikativ, nuk ngurroj si në kontakt me shoqërinë time, e ashtu edhe me femra”, ka treguar Ylli, ndërsa ka bërë me dije se hë për hë, është ‘single.

“Për momentin jam ‘single’. Mendoj se nuk është koha e duhur për një lidhje serioze, sepse mendoj se lidhja serioze kërkon më shumë përkushtim gjë që unë nuk mund t’i përkushtohem për shkak të angazhimeve që kam, studimeve e gjithçka tjetër. Mendoj që dashuria vjen vet, lind aty për aty. Qysh edhe thonë ‘nuk i dihet kësmetit’”.

Lajme të ngjashme

Back to top button