Tentim për vrasje në Veleshtë – gjuan bashkëfshatarin dhe ik

Edhe sulmuesi dhe i lënduari janë të njohur për policinë për vepra të ndryshme penale që i kanë kryer më parë.

Policia është vënë në kërkim të 25 vjeçarit A.A. nga Veleshta, i cili mbrëmë rreth orës 18, me armë zjarri e ka gjuajtur në gjoks një bashkëmoshatar nga fshati i tij duke e lënduar rëndë dhe më pas ka ikur. 

Me urdhër të gjykatësit hetues nga Gjykata themelore e Strugës, policia sot në mëngjes ka bastisur shtëpinë e sulmuesit në Veleshtë.

Policia ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe zbulimin e arsyeve që kanë çuar në kryerjen e kësaj vepre penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button