“Zvicerianët” u nisën drejt Shqipërisë
Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë që luajnë në kampionatin zviceran, kanë marrë rrugë për Shqipëri, për t’iu bashkuar Kombëtares që drejtohet nga Gianni De Biassi, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016.
Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtarë në ‘Instagram’, duke publikuar një foto së bashku me bashkëlojtarët e tjerë si: Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, duke treguar janë rrugës për Shqipëri.
“Rrugës për Tiranë me lojtarët e Kombëtares”, shkroi Xhaka.
Shqipëria më 29 mars, do të luaj me Armeninë.