Drejtësia e nëpërkëmbur shkel dinjitetin e qytetarëve në Maqedoni

Juristët mendojnë se duhet të bëhet një revizion i rasteve gjyqësore problematike. Sipas tyre drejtësia është katandisur në këtë gjendje të mosbesimit humbjes së kredibilitetit më së shumti gjatë dy viteve të fundit.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, nuk është i befasuar nga ajo që dëgjojnë në bisedat e përgjuara, sepse në të gjitha raportet e saja potencohet qasja selektive dhe mungesa e gjykatave të pavarura.

“Nëse gjykatat deri më tani kishin kredibilitet problematik, tashmë nuk kanë kurrfarë kredibiliteti, besimi në sistemin gjyqësorë ka humbur. Qytetarët nuk besojnë se proceset gjyqësore që zhvillohen kanë përfundim të drejtë. Zgjidhja shihet në dorëheqjen e qeverisë dhe ndërtimin e institucioneve nga fillimi. Deri sa këta njërëz e udhëheqin shtetin nuk mund të flasim për drejtësi efikase, Thotë drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska për Plusinfo.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trandafil Ivanovski, thotë se kjo që po ndodh tani me gjyqësinë është çmenduri, janë shkelur të gjitha normat duke shkuar deri në nivelet më të ulëta.

“Tash nuk mund të bëhet fjalë vetëm për gjendjen në gjyqësi sepse drejtësia është vjedhur dhe është prangosur shteti. Nuk funksionon ndarja e pushteteve, nuk ka sundim të ligjit dhe në kushte të tilla udhëheqja e qeverisë lejon të shkelet dinjiteti njerëzorë”, thotë Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button