Rrihen grekët mes vete për Ergys Kaçen

Ergys Kaçe, një prej talenteve më të spikatura të futbollit shqiptar, i cili aktivizohet për klubin grek të PAOK-ut, është kthyer në “mollë sherr” mes tifozërisë selanikase dhe Agimit të Artë.

Anëtarë të kësaj partie, disa ditë më parë sulmuan futbollistin pasi ai kishte postuar një foto në faqen e tij të internetit ku mbante veshur një bluzë me logon e UÇK-së.Talenti shqiptar që luan për klubin e Selanikut u kontestua ashpër nga partia, ndërsa ditën e sotme, disa të rinj, tifozë të klubit të qytetit të tyre kanë sulmuar me mjete të forta zyrat e partisë në Selanik.

Siç raportojnë mediat vendase bëhet me dije se kanë qenë rreth 30 tifozë të PAOK-ut, të cilët të pajisur me biçikleta kanë qëlluar me gurë, shishe dhe fishekzjarrë godinën e Agimit të Artë. Këta të fundit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë e për pasojë është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin mes palëve.

Nga të dhënat që vijnë nga Selaniku bëhet me dije se nga përplasja mes simpatizantëve të futbollistit shqiptar dhe anëtarëve të Agimit të Artë nuk rezultojnë të plagosur, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë mbi 40 persona për të sqaruar rrethanat për të cilat kishte ndodhur edhe përplasja

Lajme të ngjashme

Back to top button