Lufta tregtare me Kosovën si një prelud për zgjedhjet të parakohshme?

Kapixhik nr. 128, e enjte, 12 Shtator

Robert Nesimi, kolumnë- “Kriza me Kosovën për përdorim në vend”, Utrinski Vesnik
Mënyra e menaxhimit të krizës mund të shihet edhe si një përpjekje për të krijuar një krizë të madhe (natyrisht, etnike), e cila do të çojë në zgjedhje të parakohshme dhe të krijon një mundësi që VMRO të bën fushatë parazgjedhore. Thua palët shqiptare janë aq të frikësuara deri në pikën që ata nuk mund të thuan asnjë fjalë (BDI), ose të llogarisin koalicionet e mundshme me VMRO (PDSH).

Branko Gjorgjevski, komenti- “Recetë e gabuar Prishtinase me troha”, Dnevnik
Kur kryetari i Kuvendit të Kosovës publikisht parashtroi pyetjen nëse është kjo “lëvizje në shërbim të zgjedhjeve lokale”, dhe vuri në dukje “rolin e kryeministrit të zëvendës kryeministreshës” Mimoza Kusari-Lila, nga partia e Behgjet Pacollit, partner koalicioni i Hashim Thaçit, bëhet e qartë të rënda janë qëndrimet Prishtinase pretendon se prapa lëvizjes shokante qëndron ekonomia.

Biljana Angellovska, editoriali- “Të kujt janë monumentet”, Utrinski Vesnik
Disa vite pasi që mbinë monumentet e para, mega –projekti qeveritar “Shkupi 2014” ende është duke bërë valë ne publik. Me një aktualitet të barabartë mes qytetarëve dhe me një energji gjithnjë më të madhe në mesin e lojtarëve politik. Sipas të gjitha gjasave, kështu do të jetë një kohë të gjatë. Për shkak se ende nuk janë të vendosur të gjithë monumentet. Çfarë do të sjellin ato, mbetet për t’u parë.

Pande Kolemishevski, kolumnë- “Palluat në natyrë dhe në shoqëri”, Dnevnik
Qëllimisht dhe me paramendim po “harrohen” ngjarjet, fshihen meritat e organizatave tjera jo-politike apo grupimeve, të organizatave ekonomike dhe të biznesmenëve, të kompanive dhe individëve të cilët  kanë një kontribut jo të vogël në procesin e pavarësisë dhe pastaj.

Xhejson Miko, kolumnë- “Skenari është falsë”, Dnevnik
Vazhdoni t’i përforconi shoqërinë civile dhe mediat, t’i festoni dhe të jeni krenarë për trashëgiminë maqedonase. Vazhdoni ta pasuroni traditën e bashkësive fetare. Dhe injoroni ato të cilët thonë se Maqedonia ka patjetër për të bërë një kompromis për emrin dhe identitetin.

Ljupço Popovski , kolumnë- “Tregime Kroate”, Utrinski Vesnik
Dy muaj pas hyrjes në BE, Kroacia është vendi i njëjtë, por disa gjëra pa vërejtje, e disa në mënyrë të qartë dhe të përafërt, po fillojnë të ndryshojnë.

Marjan Blazhevski, kolumnë- “Alo, Evropë”, Dnevnik
Vlerësohet se çdo vit shpenzojmë më shumë se 1 milion euro për thirrjet nga celularët për komunikim jashtë vendit. Kyçja kah roaming i lirë, dhe më vonë pa pagesë, do të thotë kursime të mëdha për qytetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button