Saraçini dhe EVN hapin punëtori për efikasitet energjetik

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe kryetari i Bordit drejtues i EVN Maqedoni, Verner Hengst në hapësirat e Hotel Aleksandar Pallas, do të hapin Punëtorinë për efikasitet energjetik kushtuar kompanive të vogla dhe të mesme, në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe EVN Maqedoni. 

Punëtoria është pjesë e projektit të përbashkët afatgjatë “Platforma për efikasitet energjetik” që e zhvillojnë në bashkëpunim Ministria e Ekonomisë dhe EVN Maqedoni, ndërsa ka për qëllim ngritjen  e vetëdijes për përdorim më të madh të masave të efikasitetit energjetik në të gjitha fushat e jetës. 

Përveç përfaqësueve të afro 100 kompanive të vogla dhe të mesme, prezentë do të jenë edhe përfaqësues të jetës akademike në vend, përfaqësues të institucioneve financiare etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button