Nuk ka transport publik falas për studentët

Shumica e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, në Qytetin e Shkupit para se të fillonin diskutonin në pikën për transport publik falas të studentëve paralajmëruan se nuk do ta përkrahin iniciativën e Lidhjes për ardhmëri, që studentët të voziten falas në autobusët e qytetit.

Sipas tyre, arsyeja kryesore se përse kanë votuar kundër është se iniciativa është dashur të dërgohet në Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës e jo në Qytetin e Shkupit.

Gjithashtu, ata thanë se me këtë vendim nuk do të kenë beneficione studentët e studimeve të disperzuara dhe se bëhet fjalë për kategori të qytetarëve që kanë aftësi pune.

Ndryshe,këshilltarët e opozitës kërkonin që të gjithë studentët që janë të regjistruar si të rregullt nëpër të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit, të mund të shfrytëzojnë falas autobusët e qytetit edhe atë nga data 1 tetor deri më 30 qershor, kur edhe përfundon viti akademik. Studentët të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë të drejtë nga e hëna në të shtune, edhe atë prej orës 8 deri më orën 21. Mjetet për këtë duhet ti ndajë qytetit i Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button