Messi: Ëndërroj ta fitoj Kupën e Botës

Sulmuesi i Barcelonës dëshiron që ta jap maksimumin e tij në Botërorin Brazili 2014 që të arrijë fitore me kombëtaren e tij.

“Ëndra ime është që ta fitoj Kupën e Botës. Jo vetëm imja por e të gjithë Argjentinasve. Por kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Messi për gazetarë pas fitores kundër Paraguait.

“Ne morëm atë që deshëm këtu edhe pse ishte paksa e vështirë. Më e rëndësishmja është që të kualifikohemi sa më herët”.

“Duam që të vazhdojmë këtë ritëm dhe të vazhdojmë vetëm me fitore”, përfundoi ai .

Lajme të ngjashme

Back to top button