Nuk ka vendim për ndonjë masë të re ndaj Kosovës nga pala maqedonase

Qeveria  e Maqedonisë nuk ka ndërmarrë ndonjë masë të re ndaj Kosovës. Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, është marrë vendim që të bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjes me Kosovën.

Përfaqësues të qeverisë do t’i vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e palës kosovare që të normalizohet gjendja, njofton portali 24 Vesti.

Zyrtarisht nga qeveria nuk ka asnjë koment. Problemi tregtar me Kosovën është diskutuar në mbledhje, por nuk është marrë vendim për ndonjë kundërmasë.

Sipas informatave të portalit, ministri për ekonomi, Valon Saraqini, ka raportuar për takimin në Kosovë, për kërkesat kosovare – që Maqedonia e para t’i tërheqë masat, duke e përfshirë edhe atë për import të kushtëzuar të miellit, e pastaj Kosova do ta bëjë të njëjtën.

Pastaj është vendosur që në interees të bashkëpunimit ekonomikd dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore të vazhdohet me negociatat për gjetjen e zgjidhjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button