Malazogu: Maqedonia duhet të durojë për provokimet që bën

Analisti i njohur kosovar, Leon Malazogu duke komentuar ngjarjet e fundit, për “Portalb”,  ka deklaruar se “Maqedonia nuk duhet ët habitet nga masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës. Maqedonia ka filluar me masat për mbrojtjen e produkteve të saja në një sektor të caktuar dhe është normale se edhe shtete tjera nuk do ët rinë duar kryq”

Sipas tij, Maqedonia ka shkelur tregtinë e lirë dhe ka provokuar reagimin e fqinjëve tjerë. “Shihet se Maqedonia nuk ka apetit për te duruar sjellje reciproke nga Kosova dhe tenton qe të nënshtrojë Kosovën në mënyrë arrogante”, thotë Malazogu.”

Ne sy te parë, Kosova duket ne situatë më të pafavorshme, pro nëse një bllokadë e produkteve maqedonase do te bankrotonte shume kompani te atjeshme. Shqiptarët e Maqedonisë duhet te shikojnë interesin e tyre dhe nëse u konvenon kjo situatë, dhe të ndikojnë tek Qeveria e tyre në Shkup”, ka nënvizuar Malazogu në deklaratën e tij.

Leon Malazogu është drejtor i Institutit D4D. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button