Komuna e Sarajit binjakëzohet me komunën Tatlisu nga Qiproja Veriore

Komuna e Sarajit u binjakëzua me Komunën Tatlisu të Qipros Veriore. Binjakëzimi, thuhet në kumtesën e komunës, është bërë gjatë një vizite që realizoi kryetari i komunës, Bekim Murati në Tatlisu, me ftesë të nikoqirit, Hajri Orçan.

Komuna e Sarajit tani një vit ka një bashkëpunim në sferën kulturore me Komunën Tatlisu. Gjatë këtij takimi, kryetari Murati dhe Orçan thanë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin me projekte konkrete edhe në sfera të tjera, si në atë arsimore dhe ekonomike.

“Ky takim është vetëm fillim i një bashkëpunimi ndërmjet komunës së Sarajit dhe komunës Tatlisu. Besoj se në të ardhmen do të kemi edhe projekte konkrete të bashkëpunimit, në sferën e kulturës, arsimit dhe ekonomike. Komunikimi jonë do të jetë i vazhdueshëm, ku do të bashkëbisedojmë, si dhe do këmbejmë përvojat tona në menaxhimin e problemeve që janë të karakterit të njëjtë, zhvillimin e infrastrukturës, buqësisë, si dhe turizmin. Në këtë drejtim, ne i kemi ofruar përvojat tona, ndërsa edhe kryetari i komunës Tatlisu ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë përvojat e tij, në sferën e turizmit”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Gjatë vizitës në Komunën Tatlisu, nikoqiri ka organizuar edhe një takim ndërmjet kryetarit të Sarajit dhe kryetaritë Qipros Veriore, Dervish Erollu. Kryetari Murati, falënderoi presidentin për mikpritjen e bërë dhe e njoftoi në hollësi për pozitën gjegrafike, numrin e banorëve, kushtet për zhvillimin e biznesit dhe mundësitë për bashkpunim në sferën ekonomike.

Kryetari i Sarajit, Bekim Murati poashtu ka vizituar edhe komunën e Gazipashës në Stamboll, ku është takuar me zyrtarët e lartë të kësaj komune. Ata e kanë njoftuar Muratin për projektet që po i realizon komuna e Gazipashës në sferën e urbanizmit, duke treguar gatishmëri për një bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave mes dy komunave në problemet e përbashkëta që i tangojnë dy komunat.

Në kuadër të takimeve, Bekim Murati takoi edhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Stamboll, ku takoi kryetarin e shoqatës nga Manastiri, Rexhep Varoll dhe kryetarin e shoqatës “Breza”, Fahri Baden, si dhe afaristë shqiptarë në Stamboll. Përfaqësuesve të shoqatave kulturore, kryetari i Sarajit Murati ju ofroi bashkëpunim, duke i ftuar të marrin pjesë në festivalet që organizohen në Saraj, si dhe pjesëmarrje të shoqatës kulturore nga Saraji “Drita e Dërvenit”, në festivalet në Stamboll. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button